Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn
Prokurori i përgjithshëm i New Mexico ngriti të mërkurën një padi civile kundër avokatit të Jeffrey Epstein, Darren Indyke,dhe kontabilistit, Richard Kahn. Ata akuzohen se kanë lehtësuar dhe fshehur krimet e Epstein. Padia, e ngritur në gjykatën e distriktit amerikan për distriktin e New Mexico- s , thekson se Kahn dhe Indyke janë të pandehur në cilësinë e si bashkëekzekutues të pasurisë së Epstein-it. Padia përmend gjithashtu pasurinë e Epstein-it dhe Fondin e vitit 1953, i cili mban asetet e pasurisë. “Epstein, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij, trafikoi, izoloi dhe abuzoi të mbijetuarit në vende joshëse”, përfshirë fermën e Epstein në Stanley, New Mexico , e njohur si Zorro Ranch, pretendon padia. Më herët këtë vit, Kahn dhe Indyke i thanë komisionit të Dhomës...
Burimi:
javanews.al