FSHB – MUZE TURPESH!

FSHB – MUZE TURPESH!

Adriatik BALLA Basketbolli është në pikë të hallit. Si të mos mjaftonin skandalet e njëpasnjëshme dhe rënia e cilësisë sportive në tërësi në garat kombëtare të basketbollit, vjen një disfatë në Europianin e moshës U-20 për femra ndaj Serbisë, që jo vetëm nxjerr zbuluar lakuriqësinë e basketbollit tonë, por na kujton se çdo term “arritje” në gojën e zyrtarëve të koshit është për t’u hedhur në kosh e njëherësh për të kujtuar komunitetin e basketbollit të reflektojë sa nuk është vonë për këtë situatë mjerane e pa perspektivë që ka mbërthyer basketbollin shqiptar. Më poshtë gazeta paraqet një analizë të bërë nga zhvillimet dhe rrethanat e krijuara, duke mos kursyer faktet, ironinë dhe goditjen në kokë të problemit, sepse problemi është pikërisht te kokat drejtuese...