Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Fshati prishet, Belinda krihet”/ Banorët e Hotolishtit protestë për projektin e rrugës
👁3001
Ka nisur protesta e banorëve të Hotolishtit në kundërshtim të projektit të rrugës e cila kalon aty. Banorët kërkojnë shpronësime me çmime më të larta dhe ndërtimin e tunelit. Gazetari Osman Stafa deklaron se është premtuar që shpronësimi të premtuar të bëhet me shifrën 250 euro/ metri2, ndërsa sipas banorëve kjo shifër është e pamjaftueshmepër të ndërtuar nga e para shtëpitë. “Mosbindje qytetare është rruga jonë. Kërkojmë mbrojtjen e jetës, shtëpive dhe dinjitetit tonë. Do të vijojmë me protestat dhe bojkotin e zgjedhjeve”, deklarojnë ata.Ndërkohë banorët dhe fëmijët janë ulur këmbëkryq në rrugë në shenjë proteste.