Frutat dhe perimet mund të ndihmojnë pacientët me veshka t’u shmangen vizitave të shpeshta në spital

Frutat dhe perimet mund të ndihmojnë pacientët me veshka t’u shmangen vizitave të shpeshta në spital

Një provë klinike 10-vjeçare sugjeron që ngrënia e frutave dhe perimeve të caktuara, mund të ndihmojë njerëzit me sëmundje kronike të veshkave (CKD) të zvogëlojnë vizitat në spital të lidhura me acidin e tepërt në trup. Studimi përfshinte 108 të rritur me CKD të fazës 3 dhe acidozë metabolike, një gjendje në të cilën trupi përmban shumë acid. Studiuesit i ndanë pjesëmarrësit në tre grupe me nga 36 persona. Një grup mori fruta dhe perime që ndihmojnë në uljen e niveleve të aciditetit, një tjetër mori bikarbonat natriumi dhe i treti mori kujdes mjekësor standard. Si dieta me fruta dhe perime ashtu edhe trajtimi me bikarbonat natriumi, u hartuan për të ulur nivelet e acidit dietik me 50%. Kjo u lejoi studiuesve të krahasonin efektet...