Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Frikë tek Interi për Dumfries, aktivizohet klauzola e largimit prej 30 milionë eurosh
Tek Interi del një tjetër problem. Sikur të mos mjaftonin fjalët e Lautaro Martinez dhe përgjigjja e Hakan Calhanoglu, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, tani në qendër të vëmendjes është edhe Denzel Dumfries. Gazeta e njohur sportive italiane shkruan se në kontratën e tij është parashikuar një klauzolë prej 30 milionë eurosh, e aktivizueshme deri në mesin e muajit korrik. Një shumë relativisht e ulët duke parë kontributin që holandezi ka dhënë për skuadrën gjatë sezonit që sapo u mbyll, dhe që mund të tundojë disa klube të mëdha në Europë. Një largim i mundshëm i mbrojtësit të...