Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Frikë në “zemër” të Francës! 150 persona të maskuar sulmojnë autostradën me molotovë dhe shufra hekuri, 9 policë të plagosur në përplasjet e dhunshme
Limoges, një qytet në Francën qendrore, u shndërrua në një skenë dhune të egër në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur dhjetëra persona të maskuar, të armatosur me shufra hekuri, koktej molotov, fishekzjarre dhe sende të tjera të forta, sulmuan automjete në një segment të rëndësishëm rrugor dhe u përplasën me forcat e rendit. Sipas autoriteteve, mes 100 dhe 150 individë morën pjesë në këtë akt dhune, i cili u përshkallëzua në një përplasje të drejtpërdrejtë me policinë në rrugën RN141. Në përpjekje për të marrë kontrollin e zonës dhe për të bllokuar qarkullimin, sulmuesit u përballën...