Frika nga hakmarrja pas votës “Jo” në referendum, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE!

Frika nga hakmarrja pas votës “Jo” në referendum, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE!

Islanda po përballet me pasojat e rezultatit të referendumit, i cili të shtunën hodhi poshtë rinisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Kjo ndodh pasi çështjet kryesore të diskutuara gjatë fushatës mbeten të pazgjidhura – duke filluar nga shqetësimet ekonomike, si inflacioni prej 5,6% dhe normat e interesit prej 8%, e deri te çështja e vendit të shtetit në një botë të paparashikueshme. “Votimi nuk e ka zhdukur situatën tonë gjeopolitike; ajo mbetet dhe ne do të duhet të gjejmë mënyra të tjera për të forcuar sigurinë tonë,” i tha dje agjencisë ‘Reuters’ ministrja liberale e Punëve të Jashtme, Katrín Gunnarsdóttir. Qeveria e qendrës së majtë e kishte shpallur referendumin në një kohë të hershme, nën ndikimin e ambicieve ekspansioniste të Donald Trump-it lidhur me...