Frederik Rreshpja: Dashuri e humbur
Dola nga guernika e kësaj nateI vrarë egërsisht,Kali i zi i pikëllimitNë shtegun e vjetër më priste. Kali i zi i pikëllimit ç’më rrëzoiDhe rashë si në balada;Gdhendur në gravurat e vjetra,Përmbys mbi shqytin e natës. I vrarë nga një pranverë e kotë,Braktisur nga bota e tërë,Vetëm kali i zi i pikëllimit vjen rrotullDhe qan për të zotin e vjetër. ObserverKult
Burimi:
kultplus.com