Freddie Mercury, zëri i jashtëzakonshëm që e ndryshoi historinë e rock-ut
Freddie Mercury mbetet një nga emrat më të mëdhenj dhe më të paharrueshëm të historisë së muzikës. Me një zë të jashtëzakonshëm, një prani skenike të rrallë dhe një aftësi të veçantë për ta kthyer çdo performancë në spektakël, ai arriti të kapërcejë kufijtë e muzikës rock dhe të shndërrohej në një ikonë globale. Edhe pse jeta e tij u ndërpre shumë herët, në moshën vetëm 45-vjeçare, muzika dhe figura e tij vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë, përcjell KultPlus. Freddie Mercury lindi me emrin Farrokh Bulsara më 5 shtator 1946, në Stone Town, Zanzibar. Prindërit e tij ishin me origjinë nga komuniteti parsi i Indisë dhe familja e tij jetoi për disa vite në Zanzibar dhe Indi. Që në fëmijëri, muzika ishte pjesë e...
Burimi:
kultplus.com