“Frattesi ka brenda vetes 50% të Brocchi dhe 50% aftësi për të shënuar gola”
3 Nëntor 2026 13:20 Alfred Lleshi Cristian Brocchi, ish-mesfushori i Lazios, ka vlerësuar Davide Frattesin, të cilin e ka drejtuar gjatë kohës kur ishte trajner i Monzas. “E vlerësoj shumë Frattesin. Them gjithmonë se ai ka brenda vetes 50% Brocchi, pra mentalitetin fitues dhe dëshirën për të luftuar. 50% tjetër është aftësia për të shënuar gola, diçka që unë nuk e kisha”, – deklaroi ai për gazetën “La Repubblica”. I pyetur për ecurinë e Lazios, që në fillim të sezonit shihej si një skuadër që mund të luftonte për mbijetesë, Brocchi u shpreh: “Unë e kisha thënë që në fillim të kampionatit se Lazio mund të konkurronte për një vend në Europë. Ka lojtarë cilësorë, me karakteristika të përshtatshme për futbollin e Gattusos. Ai ka besuar...
Burimi:
telesport.al