Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Françesko Petrarka, “Babai i Humanizmit” dhe urëlidhja mes Mesjetës dhe Rilindjes
Unknown_Artist_-_Francesco_Petrarca_(Petrarch)_(1304-1374)_-_(MeisterDrucke-971284) Nga Albert Vataj Më 20 korrik 1304, në qytetin toskan të Arezzos, lindi një prej figurave më ndriçuese të historisë së letërsisë dhe mendimit evropian, Françesko Petrarka. Fëmijëria e tij u formësua në një kohë lëvizjesh të mëdha shoqërore dhe shpirtërore, kur familja e tij, për arsye politike, u transferua në Avignon të Francës, atëherë selia e papatit. Ishte pikërisht aty, mes koridoreve të një qyteti të mbushur me dijetarë, diplomatë dhe klerikë, ku Petrarka nisi të ushqehej me kulturën klasike dhe humaniste.I ati, një noter me ndikim, dëshironte ta shihte të birin të bëhej jurist. Petrarka studioi drejtësi,...