Francë/ Sulm me thikë në një shkollë, vritet një nxënës dhe tre të tjerë plagosen

Francë/ Sulm me thikë në një shkollë, vritet një nxënës dhe tre të tjerë plagosen

Një nxënës shkolle ka mbetur viktimë e një sulmi më thikë në qytetin e Nantes në Francën perëndimore këtë të mërkurë.Sulmi me thikë brenda shkollës u regjistrua mesditën e sotme, ndërsa mësohet se 3 nxënës të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas policisë franceze, viktima është një nxënës i shkollës, ndërsa autori i dyshuar është një tjetër nxënës, i cili u neutralizua nga mësuesit.Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se deri tani nuk ka asnjë shenjë që të tregojë për një motiv terrorist pas sulmit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij sulmi.
Burimi: Opinion.al