Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Francë/ Shqipëria, e ftuar nderi në Festivalin prestigjioz të Périgord Noir 2025
Shqipëria do të jetë këtë vit e ftuara e nderit në Festivalin Ndërkombëtar të Périgord Noir në Francë – një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të rajonit, që këtë verë i kushton vëmendje të veçantë trashëgimisë muzikore shqiptare.Edicioni i vitit 2025 fokusohet në dialogun e vazhdueshëm mes kulturave mesdhetare, ku Shqipëria zë një vend të spikatur përmes pasurisë së saj kulturore dhe interpretuesve të jashtëzakonshëm që sot ndriçojnë skenat artistike në gjithë Europën, sidomos në Francë.Nga 8 deri më 17 gusht, vizitorët e festivalit do të kenë mundësi të shijojnë koncerte, shfaqje filmash, takime letrare dhe muzikore, ku do...