Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Francë, rrëmbehen milionerët/ Policia po heton një sërë pengmarrjesh të bosëve të kriptovalutave
👁7832
Policia franceze po heton një sërë rrëmbimesh të investuesve të lidhur me kriptovaluta, pasi një burri 60-vjeçar iu këput një gisht nga sulmuesit që kërkuan që djali i tij, një milioner i kriptovalutave, të paguante para për lirimin, raporton “The Guardian”. Në rrëmbimin e fundit të lidhur me kriptovaluta në Francë dhe Evropën Perëndimore, burri, që zotëronte kompani marketingu të kriptovalutave së bashku me djalin, u lirua nga një shtëpi në jug të Parisit të shtunën mbrëma. Ai ishte mbajtur mbi dy ditë. David Balland, bashkëthemelues i firmës së kriptovalutave “Ledger”, që vlerësohet në mbi 1 miliard dollarë, u rrëmbye...