Francë, protestuesit bllokojnë hyrjen në Luvër në mbështetje të nxënësve
Protestat në Francë vijojnë të përshkallëzohen. Këtë të hënë, një grup protestuesish ka bllokuar hyrjet në muzeun e Luvrit në Paris, në shenjë solidariteti me lëvizjen e nxënësve të shkollave të mesme, të cilët kanë dalë prej javësh në rrugë. Lajmi është bërë i ditur nga drejtoria e muzeut dhe sindikatat, të cilat kanë konfirmuar për agjencinë France Presse se hyrja në një prej institucioneve kulturore më të vizituara në botë është penguar nga manifestuesit. Aksioni vjen në një moment tensionesh të larta në vend, pas protestave të fundjavës, të shoqëruara me akte dhune, grabitje dhe dëmtime të pronës në Paris dhe qytete të tjera franceze. Sipas Alain Di Crescenzo, president i organizatës franceze të tregtisë CCI France, më shumë se 2000 dyqane dhe biznese...
Burimi:
syri.net