Francë/ Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

Francë/ Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

Më shumë se 1,500 fluturime u anuluan gjatë periudhës 3-4 korrik, duke prekur gati 300,000 pasagjerë, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror në Francë. Sipas lobi-t të industrisë evropiane, Airlines for Europe, vetëm në 3 korrik u anuluan 933 fluturime, ndërsa kjo ngjarje ndodhi në prag të fillimit të pushimeve shkollore në Francë. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil raportoi se shkalla e pjesëmarrjes në grevë arriti në 26.2%, me 272 kontrollorë trafiku nga 1,000 punonjës total që morën pjesë në grevë. Syri.net-iefimerida
Burimi: Syri.net