Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Francë/ 39-vjeçari bëhet hero pasi shpëtoi 2 foshnja nga një apartament që po digjej në Paris
Një 39-vjeçar, kujdestar shkolle, shpëtoi dy foshnja nga një apartament që po digjej në katin e gjashtë të një ndërtese në Paris. Fouseynou Cisse u bë hero pasi, duke sfiduar rrezikun, qëndroi në një parvaz jashtë një dritareje të mbushur me tym dhe mori fillimisht një foshnjë pesë muajshe, të cilën ia dorëzoi një fqinjit në një ndërtesë ngjitur. Më pas bëri të njëjtën gjë me një fëmijë njëvjeçar. Në total, ai shpëtoi katër fëmijë dhe dy të rritur. 39-vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi kur ndjeu erën e tymit dhe pa një nënë që mbante foshnjën e saj jashtë...