Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim
Biznesmeni shqiptar, Ermal Beqiri, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi Gjykata e Apelit në Amiens ka refuzuar kërkesën e tij për lirim.Beqiri kërkohet nga autoritetet shqiptare në kuadër të një hetimi për tenderat publikë, ndërsa drejtësia franceze po shqyrton kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.Sipas gazetës franceze “Le Courrier Picard”, vendimi është marrë këtë të premte, më 23 tetor, pasi biznesmeni u paraqit sërish përpara gjykatës, vetëm tri ditë pas shqyrtimit të mëparshëm të kërkesës për lirimin e tij. Gjyqtarët vendosën të mos e pranojnë kërkesën, duke bërë që Beqiri të mbetet në qeli deri në vijimin e procedurave gjyqësore për ekstradimin e mundshëm.Po këtë ditë, Dhoma e Hetimit në Amiens shqyrtoi edhe çështjen në themel të kërkesës për ekstradim...
Burimi:
javanews.al