Franca reagon ndaj videos së ministrit Ben-Gvir për palestinezët e Gazës
Franca ka dënuar ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, lidhur me një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku banorët e Gazës transportohen në mënyrë magjike drejt Parisit. “Imagjinoni të keni një llambë magjike dhe ta shpërdoroni dëshirën tuaj për Ben-Gvirin. As magjia nuk mund ta heq ndalimin e hyrjes së tij në Francë”, thuhet në reagimin e llogarisë French Response të Ministrisë së Punëve të Jashtme në rrjetin social amerikan X. Dje, Ben-Gvir u mburr me shkatërrimin e Rripit të Gazës dhe u tall me banorët palestinezë në një video të fushatës zgjedhore, të publikuar në prag të zgjedhjeve parlamentare të Izraelit, më 27 tetor. Ben-Gvir, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Fuqia Hebraike, publikoi gjithashtu dje një video të krijuar me...
Burimi:
syri.net