Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027
Kryeministri francez Sébastien Lecornu ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027, me synimin për të ulur deficitin e vendit dhe për të rikthyer ekuilibrin në financat publike. Plani i qeverisë parashikon kursime prej 43 miliardë eurosh. Së bashku me masat e marra gjatë vitit 2026, qeveria synon të sigurojë gjithsej 54 miliardë euro. Objektivi është që deficiti buxhetor të ulet në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2027, nga 5.6% që pritet të jetë këtë vit. Situata financiare e Francës mbetet e vështirë. Të enjten në mëngjes, interesi i obligacioneve franceze 10-vjeçare arriti në 4.95%, niveli më i lartë që nga viti 2002. Ndërkohë, diferenca me normën e interesit të obligacioneve gjermane arriti në një rekord prej 132 pikësh bazë. Edhe kostoja e borxhit...
Burimi:
javanews.al