Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit
Çmimet e karburanteve në Francë kanë nisur të ulen pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike të vendit. Disa prej kompanive më të mëdha të shpërndarjes së karburanteve kanë njoftuar ulje të çmimeve në pikat e tyre të shitjes, me synimin për të lehtësuar kostot për konsumatorët. Sipas të dhënave të publikuara, të shtunën, më 31 tetor, çmimi mesatar i një litri naftë në Francë ishte rreth 2.37 euro. Megjithatë, pas vendimit për përdorimin e rezervave strategjike, disa kompani kanë ndërmarrë masa për uljen e çmimeve. Kompania TotalEnergies ka vendosur që në stacionet e saj Access nafta të shitet me 2.15 euro për litër, rreth 10 cent më lirë se në pikat e tjera të grupit. Sipas kompanisë,...
Burimi:
javanews.al