Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Franca ndryshon taktikë ndaj emigrantëve të paligjshëm, policia përdor thika për të shpuar gomonetnë ujë
Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të La Manshit, duke shpuar me thika gomonet që tentojnë të largohen nga brigjet franceze. Për herë të parë, policia është futur në ujë për të shkatërruar varkat përpara se emigrantët të hipnin në to. Masat janë pjesë e një ndryshimi të ri ligjor që pritet të hyjë në fuqi brenda muajit, duke i dhënë policisë së specializuar franceze më shumë kompetenca për të vepruar në ujëra të cekëta. Sipas gazetës “The Times”, kjo strategji synon të frenojë kontrabandën e organizuar...