Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë Qeveria. Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare të shtunën, do të ndalojë pirjen e duhanit edhe jashtë bibliotekave, shkollave, pishinave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga duhanpirja pasive. Në dekret nuk janë përmendur cigaret elektrike, ndërsa ata që shkelin ndalesën do të përballen me gjobë prej 135 eurosh. “Duhani duhet të zhduket nga vendet ku ka fëmijë”, ka thënë Ministrja për Shëndet dhe Familje, Catherine Vautrin në maj, duke përmendur “të drejtën e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”....
Burimi: Kohajone.com