Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Franca mirëpret synimin e Britanisë për të njohur Palestinën
Qëllimi i qeverisë britanike për të njohur shtetin palestinez, nëse Izraeli nuk merr masa të rëndësishme për të ndalur krizën humanitare në Gaza dhe nuk përmbush kushtet e tjera, u mirëprit sot nga ministri francez i Jashtëm. Ai theksoi se kjo është një mënyrë për të ‘ndalur së bashku ciklin e pafund të dhunës dhe për të krijuar përsëri perspektiva paqeje’ në rajon. “Britania e Madhe sot i bashkohet dinamikës që ka krijuar Franca për njohjen e shtetit të Palestinës,” shkroi në një postim në rrjetin social X kreu i diplomacisë franceze, Jean-Noël Barrot. Njoftimi i kryeministrit britanik Keir Starmer...