Franca, Gjermania dhe Britania bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Izraeli të respektojë detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar

Franca, Gjermania dhe Britania bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Izraeli të respektojë detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar

“Katastrofa humanitare që po dëshmojmë në Gaza duhet të ndalet menjëherë”, thanë Franca, Britania dhe Gjermania në një deklaratë të përbashkët. Duke reaguar ndaj paralajmërimeve të OKB-së dhe organizatave joqeveritare për një rrezik kritik nga uria, tre vendet evropiane i bënë thirrje qeverisë izraelite “të heqë menjëherë kufizimet në shpërndarjen e ndihmës”. Franca, Britania dhe Gjermania gjithashtu i kujtuan Izraelit se “duhet të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”. “Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, shtuan ata, duke i nxitur “të gjitha palët” të ndalojnë luftimet dhe të arrijnë një marrëveshje të menjëhershme armëpushimi. Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata...