Burimi:
Vizionplus.tv

Franca forcon ndalimin e telefonave në shkolla: “Pauzë dixhitale” e detyrueshme për nxënësit
👁6103
Franca po planifikon të ashpërsojë masat për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme, duke zbatuar një sistem ku nxënësit e moshës 11 deri në 15 vjeç do t’i lënë pajisjet e tyre në një vend të caktuar – si një dollap apo në çantë – që në fillim të ditës dhe nuk do t’i kenë më në dispozicion deri në përfundim të orarit mësimor. Ministrja e Arsimit, gjatë një seance në senat, theksoi se qëllimi është që të rinjtë të shkëputen plotësisht nga telefonat gjatë gjithë ditës së shkollës, duke filluar nga shtatori në të gjitha...