Franca e gatshme të ndihmojë në sigurinë e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza

Franca e gatshme të ndihmojë në sigurinë e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza

Franca është e gatshme, ashtu si edhe vendet e tjera europiane, të kontribuojë në sigurinë e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Rripin e Gazës. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, në një intervistë për televizionin LCI. Sipas tij, një përfshirje e tillë do të kishte për qëllim të adresojë shqetësimin e autoriteteve izraelite për kapjen e ndihmave nga grupet e armatosura palestineze. Duke komentuar situatën humanitare, Barrot u shpreh i revoltuar: “Jam i tërbuar kur mendoj për 500 njerëzit që kanë humbur jetën gjatë shpërndarjes së ushqimit në Gaza në javët e fundit.”
Burimi: Syri.net