Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik
Në fjalimin tradicional për Forcat e Armatosura që u mbajt dje në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes në Paris, Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se që nga viti 1945 “liria jonë nuk është kërcënuar kurrë deri në këtë pikë”. Ai paralajmëroi se Europa duhet të marrë vetë përgjegjësinë për sigurinë e saj dhe të mos mbështetet vetëm tek Shtetet e Bashkuara. Macron njoftoi një rritje të jashtëzakonshme të buxhetit ushtarak të Francës, duke deklaruar se ai do të dyfishohet deri në vitin 2027, duke arritur në 64 miliardë euro në vit, shumë më shumë se në vitin 2017, kur Macron u bë president....