Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Fragment nga “Muzeu i pafajësisë” i autorit Orhan Pamuk
Dashuri, guxim, modernizëm Një mbrëmje, kur shkuam në Fuaje, Sibeli më dhuroi parfumin Spleen që e kishte blerë në Paris dhe që unë po jua paraqes këtu. Ndonëse nuk më pëlqente të përdorja parfume, një ditë e vura në rrëzë të qafës. Fysuni e ndieu kur bëmë dashuri. – Zonjusha Sibel ta ka dhënë këtë parfum? – Jo, e kam blerë vetë. – Që t’i pëlqejë zonjushës Sibel? – Jo, shpirt, që të të pëlqejë ty. – Ti, sigurisht, bën dashuri me zonjushën Sibel, apo jo? -Jo. – Mos më gënje, të lutem, – tha Fysuni. Në fytyrën e mbuluar...