Fragment i rrallë i “Iliadës” zbulohet brenda një mumje në Egjipt

Fragment i rrallë i “Iliadës” zbulohet brenda një mumje në Egjipt

Një ekip arkeologjik spanjollo-egjiptian ka zbuluar një fragment të rrallë të “Iliadës” së Homerit brenda një mumie, në vendndodhjen e lashtë të Oxyrhynchusit në Egjipt, raportojnë mediat ndërkombëtare. Zbulimi është bërë në Al Bahnasa, rreth 190 kilometra në jug të Kajros, gjatë një misioni të përbashkët të Universitetit të Barcelonës dhe Institutit të Lindjes së Afërt të Lashtë. Fragmenti u gjet në të ashtuquajturin “Varri 65”, një hipogje i dëmtuar dhe i grabitur që në lashtësi. Brenda tij, arkeologët dokumentuan një koleksion të pasur objektesh funerale, përfshirë disa mumie me fasha të zbukuruara me motive gjeometrike dhe ngjyra ende të ruajtura, sarkofagë druri shumëngjyrësh, si dhe objekte metalike, ndër to fletë të holla ari dhe një copë bakri. Sipas studiuesve, këto materiale lidhen me praktikat...