Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
👁6237
Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në fshatin Gosë. Siç raporton paraprakisht Klan News, një sherr mes fqinjëve është bërë shkak për plagosjen e një çifti bashkëshortësh. Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur S.Disha dhe N.Disha. Burri mësohet se ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në bark. Ata janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket autorit të dyshuar, ai është identifikuar si Shpëtim Osma. Shkaqet e kësaj plagosjeje të dyfishtë nuk dihen ende....