Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
FOTOT- Zbulime arkeologjike në zonën e Divjakës
👁8228
DIVJAKË-Në kodrat e Bishçukasit në Divjakë po kryhen gërmime arkeologjike që konsiderohen ndër më të rëndësishmet për periudhën ilire. Punimet zhvillohen prej disa javësh nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Muzeun Historik të Lushnjës. Gërmimet kanë zbuluar struktura dhe objekte të periudhave të ndryshme historike nga antikiteti i vonë, mesjeta deri në shekullin XIX – duke përfshirë tjegulla, enë qeramike, monedha dhe tulla me monograme. Gërmimet janë ndarë në dy sondazhe dhe zona e “Shën Gjergjit” shihet si një prej pikave më të rëndësishme për zbulime arkeologjike në vend. Më herët...