Fotot estetike mund të mashtrojnë: çfarë fsheh rezultati?
Një fotografi para dhe pas trajtimit nuk është gjithmonë provë e rezultatit përfundimtar të një procedure estetike. Dermatologia Vanila Sala shpjegoi në NTV se ndryshimi i ndriçimit dhe zgjedhja e momentit të fotografimit mund të ndikojnë ndjeshëm në pamjen që i paraqitet publikut. Si shembull, ajo përmendi një lëkurë me pore dhe teksturë. Sipas saj, ndriçimi frontal mund ta bëjë të duket më e lëmuar, ndërsa drita nga anash i nxjerr më shumë në pah parregullsitë. Kjo do të thotë se pamja e të njëjtit pacient mund të ndryshojë edhe pa u kryer asnjë trajtim. Një tjetër shembull ishte lazeri CO2 për shenjat e akneve. Sala tha se pas kësaj procedure mund të ketë edemë, pra enjtje, e cila mund të zgjasë deri në një...
Burimi:
ntv.al