FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish
Pedagogët protestues kanë vepruar njësoj si ditën e djeshme me karriget e vendosura përballë Kryeministrisë. Pasi kryeministri Edi Rama i nxori sërish karriget duke ftuar për dialog këdo që dëshironte, protestuesit kanë hedhur karriget njësoj si dje. Protestuesit më pas qëndruan para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Burimi:
javanews.al