Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTOLAJM / I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së
👁5657
Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë një koment për këtë. Pak para orës 11:00 të së hënës, kryeministri është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste. I veshur sportiv dhe në dukje mjaft i qetë, kryeministri nuk ka pranuar të japë asnjë koment i pyetur nga gazetarët për rezultatet e deritanishme. Me 1819 kuti të numëruara nga 5225 në total, sipas KQZ-së, PS-ja ka arritur të marrë 52 përqind të votave, konvertuar në mandate janë 83.