Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, kush është Muhamet Skana, i riu që u përplas në asfalt nga policia

Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, kush është Muhamet Skana, i riu që u përplas në asfalt nga policia

Një nga fotografitë më të shpërndara të protestës së djeshme në Tiranë është ajo e një efektivi policie që mban me forcë një të ri, në një moment përplasjeje në rrugë. Pamja, që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ka rikthyer debatin për mënyrën se si policia ndërhyri ndaj protestuesve gjatë ditës së katërt të revoltës. I riu në fotografi është identifikuar si Muhamet Skana, i cili, sipas raportimeve mediatike, ka mbetur i dëmtuar pas ndërhyrjes së policisë pranë Ministrisë së Arsimit. Sipas raportimeve nga Spitali i Traumës, Skana ka pësuar dëmtime në vertebra dhe humbje të kujtesës. Gazetarja Denada Jushi raportoi se i riu ishte i vetëdijshëm, por fillimisht nuk kujtonte asgjë nga ngjarja. Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë gjithashtu se, pasi është...