Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Fotoja ikonike e Winston Churchill zhduket nga një hotel në Kanada
Një fotografi e famshme e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill e shkrepur në vitin 1941 është zhdukur nga një hotel në Otavë dhe është zëvendësuar me një të rreme. Fotoja e njohur si “Luani Ulëritës” është bërë nga Yousuf Karsh pak pasi Churchill mbajti një fjalim gjatë kohës së luftës në parlamentin kanadez. Një anëtar i stafit në hotelin “Château Laurier” e vuri re fillimisht se fotografia ishte zëvendësuar më 19 gusht. Policia është duke e hetuar ngjarjen. Fotografia është një nga fotografitë më ikonike të realizuara ndonjëherë të Churchill-it dhe tregon liderin në ndërtesën e parlamentit, momente pasi Karsh e hoqi një puro nga goja Churchill-it. “Unë e zgjata një tavëll, por ai nuk donte ta hidhte…Prisja, ai vazhdoi të kalonte me vrull në puro....