Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fotografuan votën, policia arreston personin e dytë në Qarkun e Elbasanit. Një tjetër rast në Këlcyrë
👁9160
Arrestohet personi i dytë sot në Qarkun e Elbasanit për fotografim vote. Këtë herë personi që fotografoi votën ishte në fshatin Spathar të Librazhdit. Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast. Sakaq, një tjetër shtetas është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës për shkelje...