Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fotografonin bazat e NATO-s, zbulohet rrjeti i spiunazhit, arrestohen dy azerbajxhanas
Agjencitë e sigurisë në Greqi dhe Qipro kanë zbuluar një rrjet spiunazhi iranian që kishte targetuar instalimet ushtarake të NATO-s. Në këtë operacion janë arrestuar dy shtetas azerbajxhanas. Të dy rastet nuk janë zyrtarisht të lidhura me njëra-tjetrën. Megjithatë, zyrtarët grekë e lënë të hapur mundësinë që të dyshuarit e arrestuar në Greqi dhe Qipro mund t’i përkasin të njëjtit rrjet spiunazhi. Policia greke njoftoi të dielën se arrestoi një 26-vjeçar azerbajxhanas në Kretë me akuzën për spiunazh, pasi u kap duke fotografuar bazën strategjike detare të Sudës dhe ndiqte lëvizjet e anijeve luftarake. I dyshuari, me dokumente udhëtimi polake,...