Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Fotografon fletën e votimit në Këlcyrë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari
👁12080
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vënë në pranga një shtetas për shkelje të fshehtësisë së votimit. I arrestuari është shtetasi M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili dyshohet se rreth orës 15:00 të ditës së sotme ka fotografuar fletën e votimit gjatë ushtrimit të së drejtës së tij në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor, pasi cenon fshehtësinë e votës, një nga parimet themelore të procesit demokratik. Policia ka...