Fotografoi votën, arrestohet një tjetër person në qarkun e Elbasanit

Fotografoi votën, arrestohet një tjetër person në qarkun e Elbasanit

Pamje nga momenti kur qytetari fotografon votën LIBRAZHD- Një tjetër person është arrestuar në qarkun e Elbasanit për fotografim vote. Policia arrestoi në fshatin Spathar të Librazhdit një 43-vjeçar, i cili dyshohet se gjatë procesit të votimit fotografoi votën. Bëhet me dije, se efektivët kanë sekuestruar edhe celularin që ai përdori. “Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se...
Burimi: Zeri.ai