FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

Në foton poshtë është Hysni Patushi, i cili dyshohet se vrau sot (19 shtator) me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushin, brenda banesës së tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, zona pranë SPAK-ut. Ai u vetëdorëzua në Komisariatin e Kamzës pak pas krimit. Ngjarja është raportuar në orën 10:20, ndërsa shërbimet e policisë janë njoftuar nga Salla Operative për një plagosje me mjet prerës brenda familjes. Në banesën e tyre në zonën e Zogut të Zi, ka mbërritur menjëherë ekipi i urgjencës mjekësore, i cili ka konstatuar vdekjen e Lumturie Patushit. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj, Hysni...