Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
FOTO/ Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike
Në Tiranë po vijon lirimi i hapësirave publike. Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, vijoi sot aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga pergola, pedana dhe instalacione të ndryshme. Po ashtu ftohen të gjitha subjektet të lirojnë vullnetarisht hapësirat dhe të respektojnë rregullat e bashkëjetesës urbane.