Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Porti i Durrësit ka pritur këtë të martë një tjetër mjet luksoz lundrimi. Bëhet fjalë për super-jahtin “Andromeda”, i hedhur në det për herë të parë në vitin 2016. Jahti që lundron me flamur të Ishujve Kajman, ka një gjatësi prej 107 metrash, një tonazh bruto prej afro 6 mijë tonësh dhe kapacitet akomodues për deri në 30 pasagjerë.