FOTO/ Sondazhi për Tiranë, Noka: Opozita e bashkuar ia del. Bashkimi bën fuqinë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka komentuar sondazhin e realizuar nga instituti i njohur italian ‘Noto Sondaggi’ dhe të publikuar në SYRI.net dhe SYRI TV. Sondazhi është kryer vetëm për Tiranën, dhe nga shifrat del se opozita e bashkuar është fituese në kryeqytet. Sipas Nokës, opozita e bashkuar ja del, nëse bashkohet. ‘Opozita e bashkuar ia del. Bashkimi bën fuqinë’, shkruan Noka në një postim në rrjetet sociale.
Burimi:
syri.net