Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
FOTO/ Situatë alarmuese nga flakët në Delvinë, disa vatra të forta zjarri
Zjarri që ka rënë në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ka marrë përmasa të frikshme. Aty ku flakët raportohet se kanë djegur disa banesa. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë për një situatë apokaliptike, ku flakët e zjarrit i janë afruar rrugës nacionale. Zjarri në Delvinë vazhdon prej disa ditësh, ku dëme të mëdha ka shkaktuar edhe në fshatin Senicë, ku u dogj kisha shekullore e Shën Dhimtrit dhe 4 banesa. Forca të shumta zjarrfikëse janë të angazhuara në terren për shuarjen e flakëve.