Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
FOTO/ Sarajevë, ministri Igli Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron ambasadën shqiptare
👁12771
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe rajonale dhe mori pjesë në disa aktivitete. Hasani u mikprit nga homologu Elmedin Konaković, me të cilin nënvizoi se ka ardhur tashmë koha për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Ministri Hasani u shkreh se “Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar për një të ardhme ku vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ndahen më nga historia, por bashkohen...