Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTO / Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ndan disa foto nga ky moment. Më herët, Rama zhvilloi takim dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Angazhimet e samitit, Ballkani Perëndimor, Porti i ri i Durrësit, si dhe përgatitjet e samitit 2027 në kryeqytetin shqiptar, janë disa prej diskutimeve mes Ramës dhe Rutte-s. Lidhur me portin e ri të Durrësit, Rama cilëson se NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak. Kujtojmë se Rama ndodhet në Hagë për zhvillimin e samitit të NATO-s, ku fokus kryesor do të kenë dhe konfliktet ndërkombëtare dhe rëndësia e paqjes.