FOTO/ Nga protesta te sulmi ndaj bizneseve, persona të maskuar godasin bankën e nivelit të dytë dhe i vënë zjarrin! Rrezikohen edhe godinat e tjera pranë
Vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë. Më pas ata i vunë zjarrin, siç shihet edhe në foto. Flakët përfshinë gjithçka, teksa u rrezikuan edhe godinat pranë, si biznese, Ambasada e Vatikanit dhe një pallat i banuar. Në pamje duken disa të rinj të maskuar me shall në fytyrë, të cilët tentojnë të thyejnë xhamat me sende të forta, ndërsa i vendosën flakën edhe ambienteve brenda bankës, me zjarrëfikëset që ndërhynë menjëherë. Ndërkohë, policia vazhdon të shpërndajë tubuesit me ujë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar.
Burimi:
javanews.al