Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTO/ Nga kontenierët në Porsche, shqiptarët prisnin kokainën nga Ekuadori, 7 të arrestuar
Një rrjet i organizuar grek që vepronte prej muajsh në Portin e Pireut, duke trafikuar kokainë të fshehur në kontejnerë me mallra, u shkatërrua këtë mëngjes nga Njësia e Luftës kundër Narkotikëve. Mësohet se kokaina do të shkonte në një organizatë shqiptare e cila do ta shpërndante. Janë 7 persona të cilët janë arrestuar gjatë operacionit të befasishëm, përfshirë punonjës të portit që shfrytëzonin pozitat e tyre për të nxjerrë drogat nga zona e kontrolluar. Sipas hetimeve, kokaina vinte nga Ekuadori, e fshehur në kontejnerë me banane. Pasi anija mbërriti në Pire, dy prej të arrestuarve, punonjës me akses të...